Bayern kërkon Andersonin

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Lazios, Felipe Anderson, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Sport

09/05/2015 13:37

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka identifikuar një futbollist të cilin dëshiron ta transferojë në Allianz Arena.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, gjiganti bavarez është i interesuar për mesfushorin e Lazios, Felipe Anderson.

Futbollisti brazilian ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni me skuadrën nga Olimpico.

Dhe, së fundmi është përmendur si objektiv i Barcelonës.

Mirëpo, duket se Bayern do të bëjë përpjekje që gjatë verës ta transferojë në Munich.