Të Infektuar: 68.351

Të Shëruar: 59.438

Të Vdekur: 1.592

Bayern ka gjetur zëvendësuesin e Alabas, ai ndodhet në Madrid

23:46 | 16 Janar 2021

Bayern Munchen tanimë janë duke menduar për zëvendësimin e David Alabas i cili do largohet nga “Allianz Arena” si lojtar i lirë, dhe destinacioni i tij i mundshëm është Real Madrid.

“Bavarezët” kanë identifikuar objektivin e tyre për mbrojtjen pas largimit të David Alaba,  të cilit i skadon kontrata dhe do të largohet në verë si lojtar i lirë, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao, po vuan nga hapësirat e pakta që po ka nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Sipas “Mundodeportivo.com”, Militao shihet si zëvendësimi ideal për mbrojtjen. Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick ka qenë i lidhur shumë me yllin francez Dayot Upamecano, megjithatë, ai nëse vendos të largohet nga Gjermania, Militao mund të kalojë nga të qenit plani b në zgjedhjen e parë dhe kryesore./Lajmi.net/