Bayern ka gënjyer, ky është çmimi i shitjes së Schweinsteigerit
Bayern Munich ka gënjyer në lidhje me shifrën e publikuar për shitjen e mesfushorit Bastian Schweinsteiger në Manchester United.

Sport
Bayern Munich ka njoftuar se ka shitur mesfushorin Bastian Schweinsteiger në Manchester United për 18 milionë euro.
Mirëpo, e përditshmja gjermane “Bild” ka zënë në gënjeshtër klubin e madh gjerman.
Sipas saj, mesfushori nënshkroi me “Red Devils” për vetëm 9 milionë euro.
E kjo shifër nënkupton se kampioni i Bundesligës nuk i rezistoi largimit të Schweinsteigerit nga Allianz Arena.