Bayern i jep dritën e gjelbër Thiagos që të transferohet te Liverpool

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, i ka dhënë dritën e gjelbër Thiago Alcantara që t’i bashkohet Liverpoolit.

Sport

07/08/2020 11:26

Mesfushori dëshiron të largohet nga Gjermania, dhe ‘Të Kuqt’ kanë qenë të lidhur shumë me 29 vjeçarin, me Jurgen Klopp që po shikon të forcojë skuadrën e tij, që së fundi ka fituar titullin e Premierligës.

“Mund ta kuptoj kur një lojtar mendon për lëvizje”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Thiago ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe në Bundesligë për Bayernin. Ndoshta ai tani dëshiron të luajë në Premierligë, unë e kuptoj atë”.

“Kjo është arsyeja pse unë do të doja ta kisha atë si trajner në skuadër për vitet e ardhshme, por kjo është jeta”./Lajmi.net/