Bayern i hidhet Reusit
Bayern Munich është duke përgatitur një tjetër sulm ndaj një ylli të rivalit Borussia Dortmund. Pas transferimit të mesfushorit ofanziv Mario Gotze në verën e vitit të kaluar, dhe marrëveshjes për angazhimin e sulmuesit Robert Lewandowski, në fund të këtij sezoni, gjiganti bavarez ka shënjestruar një tjetër futbollist të Dortmundit. Sipas të përditshmes gjermane Bild,…

Sport
Bayern Munich është duke përgatitur një tjetër sulm ndaj një ylli të rivalit Borussia Dortmund.
Pas transferimit të mesfushorit ofanziv Mario Gotze në verën e vitit të kaluar, dhe marrëveshjes për angazhimin e sulmuesit Robert Lewandowski, në fund të këtij sezoni, gjiganti bavarez ka shënjestruar një tjetër futbollist të Dortmundit.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola do të tentojë blerjen e yllit gjerman Marco Reus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, kjo nuk do të jetë e lehtë. Reus në të kaluarën është deklaruar se paratë nuk janë gjithçka për të dhe se dëshiron t’i qëndrojë besnik Dortmundit, duke mos e përcjell shembullin e shokut të tij Gotze.