Bayern gjen fitoren

Bayern Munich i dha fund serisë negative prej dy humbjeve të njëpasnjëshme në Bundesligë, duke mposhtur Braunschweigun me rezultat 2:0. Borussia Dortmund fitoi ndaj Mainzit 4:2.

Sport

19/04/2014 18:23

Pas dy disfatave të njëpasnjëshme, Bayern Munich shënoi fitore në Bundesligë duke festuar në udhëtim te Braunschweig me rezultat 2:0.

Gjiganti bavarez që humbi dy ballafaqime me radhë pasi mbrojti titullin e kampionit, e gjeti fitoren edhe pse në mënyrë mjaft të vështirë ndaj skuadrës së fundit në renditje.

Pjesa e parë nuk solli gola, kurse pas intervalit sulmuesit Claudio Pizarro dhe Mario Madzukic shënuan golat e fitores për ekipin e Pep Guardiolës. Në duelet tjera, Borussia Dortmund e përforcoi pozitën e dytë duke mposhtur Mainzin me rezultat 4:2.

Oliver Kirch, Robert Lewandowski, Lukasz Piszczek dhe Marco Reus shënuan golat për ekipin e trajnerit Joachim Low. Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Borussia Monchengladbachut në udhëtim te Freiburg me rezultat 4:2.

Tek vendasit dy gola i shënoi bashkëlojtari i Xhakës te Përfaqësuesja e Zvicrës, Admir Mehmedi.

Rezultatet:

Augsburg – Hertha Berlin 0:0
Dortmund – Mainz 4:2
Braunschweig – Bayern 0:2
Freiburg – M’gladbach 4:2
Werder – Hoffenheim 2:1