Bayern e nis mbarë, bindshëm ndaj Hertha

Bayern Munich e ka nisur mbarë pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.

Sport

19/01/2020 17:22

Bavarezët kanë mposhtur bindshëm 0:4 Herthan e Jurgen Klinsmann.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para nuk sollën asgjë.

Goleada u nis nga Thomas Muller (60’), i cili duket se ka rigjetur veten me trajnerin e ri.

Robert Lewandowski (73’), Thiago Alcantara (75’) dhe Ivan Perisic (84’) u futën në listen e realizatorëve.

Minuta në këtë takim pati edhe për shqiptarin Leon Dajaku, që u fut në minutën e 79’.

Bayern ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, teksa Hertha me 19 pikë mban vendin e 14. /Lajmi.net/