Bayern e do Hummelsin
Bayern Munich do të tentojë të blejë sërish nga Borussia Dortmund. Gjiganti bavarez ka ringjallur interesimin për transferimin e qendërmbrojtësit Mats Hummels.

Sport
Pas Mario Gotzes e Robert Lewandowskit, mund të jetë radha e Mats Hummels që të braktisë Borussia Dortmundin në drejtim të Bayern Munichut.
Sipas “Tuttosport”, pas lëndimit të rëndë të Javi Martinez, gjiganti bavarez është rikthyer në treg në kërkim të një qendërmbrojtësi kualitativ dhe emri më i përfolur ka dalë të jetë Hummels.
Reprezentuesi gjerman së fundmi është kërkuar edhe nga Manchester United. Por, Pep Guardiola do të bëjë përpjekje për transferimin e tij me një ofertë të majme.
Nuk do të jetë lehtë, Dortmund e ka emëruar Hummelsin për kapiten të ri.