Bayern dhe Dortmund ‘jashtë’ Bundesligës
Felix Magath beson se Bayern Munich dhe Borussia Dortmund duhet të përjashtohen nga Bundesliga, për shkak të kualitetit superior ndaj skuadrave tjera rivale. Trajneri i mirënjohur gjerman mendon se ekziston një dallim i madh mes këtyre dy skuadrave dhe rivalëve të tjerë në elitën e futbollit gjerman, andaj ka propozuar që ato të bëjnë gara…

Sport
Felix Magath beson se Bayern Munich dhe Borussia Dortmund duhet të përjashtohen nga Bundesliga, për shkak të kualitetit superior ndaj skuadrave tjera rivale.
Trajneri i mirënjohur gjerman mendon se ekziston një dallim i madh mes këtyre dy skuadrave dhe rivalëve të tjerë në elitën e futbollit gjerman, andaj ka propozuar që ato të bëjnë gara në ndonjë ligë tjetër.
“Klubet që marrin pjesë vazhdimisht në Ligën e Kampionëve kanë avantazh të jashtëzakonshëm për dallim nga skuadrat tjera. Për këtë arsye jam i pajtimit për krijimin e një kampionati në nivel kontinental”, deklaroi Magath, sipas të cilit problemi qëndron edhe tek ligat tjera të mëdha si Spanja dhe Italia.
“Në Bundesligë, pozita e parë është e rezervuar për Bayernin e Guardiolës. Dortmund dhe Leverkusen kandidojnë për pozitën e dytë dhe të tretë, nga e katërta e më poshtë do të kemi befasi”, u shpreh ai.