Bayern dëshiron huazimin e Coutinho

Gjiganti i Gjermanisë, Bayern Munich, kanë shprehur gatishmërinë për të huazuar Philippe Coutinho, nga Barcelona.

Sport

13/08/2019 09:49

Ditëve të fundit kanë lindur zëra që dërgojnë brazilianin Coutinho tek skuadra e Bayern, duke ‘krijuar’ një udhëkryq të ri për të ardhmen e ish anëtarit të Liverpool.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Bayern kanë shprehur dëshirën për të nisur negociatat me Barcelonën për shërbimet e brazilianit, por ata janë të interesuar vetëm për huazimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Barca kanë ofruar Coutinho tek kampionët e Bundesliga, pasi janë të interesuar të balancojnë të hyrat dhe të dalat në merkato.

Opsioni ideal i propozuar nga Bayern është huazimi i lojtarit për dy vite, me mundësi blerje, i ngjashëm me marrëveshjen që kishin arritur për James Rodriguez, por Barcelona nuk pëlqen një ofertë të tillë.

Bayern kanë akoma kohë që të përmirësojnë ofertën, por duhet kenë kujdes nga PSG, të cilët mbeten të interesuar për Philippe Coutinho, që mund të jetë pjesë e marrëveshjes për Neymar. /Lajmi.net/