Bavaria e Bayern Munichut
Bayern Munich fitoi derbin e Bavarisë duke mposhtur në udhëtim Nurnbergun me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 20’të në Bundesligë. Kampioni në fuqi realizoi nga një gol në secilën pjesë të lojës duke shënuar një tjetër fitore që i ndihmoi të ruajë avantazhin e madh prej 13 pikësh në krye të tabelës ndaj…

Sport
Bayern Munich fitoi derbin e Bavarisë duke mposhtur në udhëtim Nurnbergun me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 20’të në Bundesligë.
Kampioni në fuqi realizoi nga një gol në secilën pjesë të lojës duke shënuar një tjetër fitore që i ndihmoi të ruajë avantazhin e madh prej 13 pikësh në krye të tabelës ndaj Bayer Leverkusenit.
Sulmuesi kroat Mario Mandzukic kaloi Bayernin në epërsi me golin e tij në minutën e 18’të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kurse, pak minuta pas intervalit Philipp Lahm e dyfishoi avantazhin e mysafirëve, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.
Fitore – të thellë – shënoi Borussia Dortmund që fitoi në udhëtim te Werder Bremen me rezultat 5:1.
Robert Lewandowski dhe Henrik Mkhitaryan shënuan nga dy herë kurse, Manuel Friedrich shtoi një tjetër për mysafirët, që vazhdojnë të jenë në pozitën e tretë.
Rezultatet:
Eintracht Frankfurt – Braunschweig 3:0
Freiburg – Hoffenheim 1:1
Nurnberg – Bayern M 0:2
Werder – Dortmund 1:5
Wolfsburg – Mainz 3:0