Batutat në Kuvend, Rama-Vokshit: Të duket vetja si Pamela Anderson,Vokshi-Ramës: Ti si Mr.Bean

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë përtej akuzave të ndërsjella është shoqëruar edhe me batuta të shumta gjatë gjithë kohës, ku protagonist kryesor ka qenë kryeministri Rama, deputetja e PD-së Albana Vokshi, si dhe ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Edi Paloka.

Lajme

12/02/2015 16:28

Ja një pjesë e bisedës mes tyre, e zbardhur nga KosovaPress.

Rama-Vokshit: Të duket vetja si Pamela Anderson, kur shkove te familjet e përmbytura.

Vokshi: Më mirë Pamela Anderson, se një humorist si Mr.Bean!

Rama: Do kërkoj dekriminalizimin me ligj për shpifjet e bëra nga opozita. Në mars kam një gjyq me ty (Palokës).

Paloka: E kruajte vetë.

Rama: Do t’i shkoj deri në fund procesit, me tërë ato hatara që nxjerr hapësira që ju e quani gojë.

Paloka: Mbaj gojën.

Rama: Akuzat e PD-së do hetohen nga Prokuroria.

Paloka-Ristan: Janë të vërteta të pastra.

Rama: Ju e përmbytët vendin dhe kompanitë nga borxhet. Keni ngrënë dreka e darka për 100 vjetor pa paguar asnjë lekë. Ju i hëngrët rezervat e shtetit, nuk latë kokërr orizi e fasule pa vjedhur. Kush e di ç’kanë ndjerë ata që kanë qenë afër jush.

Berisha: Kur isha në Milot, ishe duke folur, erdha nga Miloti, prapë duke folur. Ki respekt për Parlamentin, për qytetarët që të dëgjojnë se vetëm tre persona para teje mbanin fjalime të tilla; Injacio Çavez; kolonel Gedafi; dhe Fidel Kastro, të cilët e kanë pësuar shumë rëndë nga fjalimet e stërzgjatura të tyre.

VIDEO: 

YouTube player