Batatina: Llapi është bosi i Superligës, nuk duhej zhvilluar takimi me Ballkanin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas humbjes nga Ballkani.

Sport

18/09/2021 18:50

Llapi është mposhtur me rezultat 0 – 2 në Suharekë, pas dy golave të Ermal Krasniqit, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Batatina tha se nuk duhej të zhvillohej ngase i kanë hedhur shumë gjëra, derisa e cilësoi Llapin si bos në Superligën e Kosovës.

“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur. Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij”.

“Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, deklaroi ai.

Llapi renditët në pozitën e parafundit me dy pikë./Lajmi.net/