Batatina dënohet me 600 euro për kanosjen ndaj gjyqtarit Genc Nuza

Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza ka njoftuar opinionin se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kanosjes që i bëri gjatë ndeshjes Prishtina-Llapi të vlefshme për Albi Mall Superligën e Kosovës.   Ndeshja e javës së katërt të Superligës së Kosovës këtë edicion ishte e vështirë për gjyqtarin…

Sport

21/01/2025 14:53

Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza ka njoftuar opinionin se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kanosjes që i bëri gjatë ndeshjes Prishtina-Llapi të vlefshme për Albi Mall Superligën e Kosovës.

 

Ndeshja e javës së katërt të Superligës së Kosovës këtë edicion ishte e vështirë për gjyqtarin Genc Nuza, i cili u ofendua dhe u kanos nga trajneri i Llapit, Batatina.

 

Megjithatë, Nuza vendosi të ndjek rrugën ligjore duke e denoncuar trajnerin e Llapit dhe tashmë pas rreth pesë muajsh është marrë aktvendimi.

 

Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka publikuar vet Nuza, i cili ka konfirmuar se Batatina është dënuar me 600 euro për kanosjen e tij.

 

Postimi pa ndërhyrje i Genc Nuzës

 

Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.

 

Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.

 

Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

 

Sinqerisht,

 

Genc Nuza