Batatina deklarohet pas humbjes së Llapit

Drenica ka fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Llapit.

Sport

23/08/2019 19:14

Në “Bajram Aliu” vendasit ishin vendimtar në pjesën e dytë duke shënuar tre gola, shkruan Gazeta Olle.

Harmon, Mëziu e Elshanit ishin shënuesit e Drenicës në këtë takim.

Kurse Llapi nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi në këtë ndeshje, veçuar një goditje shtylle në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka arsyetuar humbjen me lojën e ashpër të futbollistëve të Drenicës.

“Mendoj që nuk është prit një humbje kaq e thellë. Në pjesën e parë Drenica luajti mjaft ashpër dhe na janë lënduar dy futbollistë, Enisi dhe Labinot Osmani, dhe pastaj kur humb dy lojtar qysh në fillim të pjesës së parë gjithçka bëhet më e vështirë për skuadrën”, tha Batatina në SuperSport.

“Llapi në pjesën e parë pati rastet e veta dhe një gabim pësuam, ndërsa te goli i dytë mendoj që nuk ishte e duhur të bëhet një faull i tillë afër zonës sonë, por gjithsesi kampionati është i gjatë dhe ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoj Batatina.