Batatina: Asnjë skuadër nuk do marrë pikë në “Zahir Pajaziti”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas fitores ndaj Ballkanit.

Sport

28/02/2021 16:03

Pavarësisht që ishte me 10 lojtarë në fushë, Llapi ia doli që të fitoi me rezultat minimal 1 – 0, gol që e shënoi Sadriu, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Batatina tha se asnjë skuadër më nuk do marrë pikë në “Zahir Pajaziti”.

“Teknikisht kemi luajtur për të mos pranuar gol dhe përmes kundërsulmeve eventualisht të shënoi. Ne dhamë më të mirën në fushë, ajo që më pëlqente shumë tek skuadra ime ishte se ajo po luan ashtu siç jemi të përgatitur në stërvitje. Siç duket ka ardhur koha ta rikthejmë atë Banjën e Lluzhanit, sepse në stadiumin “Zahir Pajaziti” asnjë skuadër nuk do të marrë pike”, u shpreh ai.

Me këtë fitore, Llapi ngritët në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa Ballkani në të dytën me 45 sosh./Lajmi.net/