Bastoret: Kjo do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve

Sipas bastoreve më të mëdha, Barcelona dhe Real Madrid do të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin.

Sport

07/05/2015 14:31

Barcelona – Real Madrid, kjo do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve, sipas bastoreve më të mëdha.

BWIN, Bet365, William Hill, 888sport dhe Sportium kanë publikuar kuotat e katër skuadrave gjysmëfinaliste, dhe mundësisë së kalimit të tyre në finalen e Berlinit.

Barcelona është favoritja më e madhe pas fitores 3:0 në duelin e parë ndaj Bayernit.

Gjiganti katalan e ka kuotën 1.53.

Kurse, përkundër humbjes nga Juventus me rezultat 2:1 në Torino, Real Madrid e ka kuotën 4.

Bianconerët gjenden në 7, kurse Bayern është shumë më larg nga 26 deri në 41.