Bastoni kalon Covid-19, kthehet në stërvitje me Inter

Alessandro Bastoni është kthyer në stërvitjet e Inter.

Sport

19/10/2020 21:40

Mbrojtësi italian, Alessandro Bastoni është kthyer sot në stërvitjet e Inter, pasi është rikuperuar nga Covid-19.

Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Borussia Monchengladbach këtë mesjavë, nëse Antonio Conte i beson atij minutat, përcjell lajmi.net.

Bastoni ka testuar pozitiv sa ishte i grumbulluar me Italinë U21, më herët gjatë këtij muaji.

Duke parë problemet në mbrojtjen e Inter, të cilat Contes i kushtuan edhe në ndeshjen kundër Milan, atëherë Bastoni mund të kthehet menjëherë në pozitën e titullarit.

Në anën tjetër, tek Inter mbesin edhe disa lojtarë të infektuar, siç janë Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Ashley Young. /Lajmi.net/