Bastisje në Deçan, konfiskohen disa armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni në Isniq të Deçanit janë konfiskuar disa armë, lloje të ndryshme.

Lajme

12/06/2016 23:08

Në njoftim të Policisë bëhet e ditur se me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë janë bastisur disa shtëpi dhe janë konfiskuar disa armë, ndërsa të arrestuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

Armët e konfiskuara nga policia janë: një pushkë gjuetie dy tytëshe me dhjetë (10) fishekë të cal 12 mm, një revole “TT” dhe tetë (8) fishek të cal 7.62 mm, një revole “TT” dhe dhjetë (10) fishek të cal 7.62 mm, një Pushkë automatike AK-47 me dy karikator dhe njëzetë e nëntë (29) fishekë të cal 7.65mm.