Basti interesant i Modric me një tifoz të Realit – nëse shënon në finale të Champions League do ta bëjë festimin e tij

Luka Modric e ka vënë një bast interesant me një tifoz të Real Madridit.

Sport

18/05/2022 19:13

Teksa po bisedonte me disa fansa të rinj në moshë, njëri prej tyre e befasoi kroatin, duke i kërkuar atij që ta bënte festimin e tij në rast se do të shënonte në finalen e Champions League ndaj Liverpoolit.

Ky propozim iu duk interesant mefushorit i cili pranoi pa hezitim një marrëveshje të tillë, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ndeshjes së 28 majit, datë kjo e cila duket se do ta gjejë kroatin me një motivim shtesë për të shkëlqyer. /Lajmi.net/