Bastet favorizojnë Shqipërinë

Shqipëria është favorite për ta fituar përballjen e sotme kundër Armenisë, gjithnjë sipas kuotave të vendosura nga bastet sportive.

Sport

29/03/2015 08:52

Një fitore eventuale e Shqipërisë në takimin e sotëm kundër Armenisë, kuotohet me kuotën 1.95.

Barazimi në këtë përballje e ka kuotën 3.30 ndërsa një fitore eventuale e mysafirëve kuotohet me kuotën 4.75.

Shqipëria konsiderohet favorite për këtë takim falë formës perfekte që ka treguar në ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2016 gjithashtu dhe në miqësoren kundër Francës e Italisë.