Basri Demiri premton punësim
Basri Demiri premton punësim në Smallushë të Lipjanit. Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë shtyllat kryesore të programit të tij.
Lajme
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Aleanca për Lipjanin, Basri Demiri,shpalosi programin qeverisës për këtë komunë para banorëve të fshatit Smallushë.
Sipas Demirit, në programin e tij qeverisës katërvjeçar , shtylla kryesore do të jenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, ndërsa premtoi se 12 investitorë të mëdhenj do ta vijnë me kapitalin e tyre në këtë komunë nëse ai fiton zgjedhjet.
Emiri është zgjedhur kryetar i komunës së Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2002.
Në këto zgjedhje, kandidatura e tij është duke u mbështetur edhe nga Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli.
“Investitorët do të vijnë nga miqtë tanë. Ato do të jenë investime garantuese, ato do të kenë të gjitha garancionet e fuqishme për zhvillimin e veprimtarisë në të gjitha segmentet e infrastrukturës dhe punësimin e 4500 punëtorëve të rinj për periudhën 4 vjeçare”.
“Në fshatin Smallushë do të ketë një investim me të cilin 350 veta do të gjejnë punësim të rregullt”.
“Gjithashtu e kemi garancionin e fuqishëm nga Behgjet Pacolli”, ka thënë Demiri.