Basketbollisti rus nënshkruan me Lipjanin

Për herë të parë në histori të basketbollit kosovar, një lojtar rus do të paraqitet në superligën e Kosovës.

Sport

04/11/2018 10:59

Alex Dubovitskiy, është lojtari që ka nënshkruar së fundmi me KB Lipjanin.

Alex më parë është paraqitur me skuadrën e Chi-State, shkruan lajmi.net.

Dubovitskiy luan në pozitën 3/4 apo 4/3. Ai është 24 vjeçar dhe pritet ti ndihmojë shumë skuadrës së re.

Kalimi i lojtarit rus tek skuadra e Lipjanit u mundësua falë menaxherit të lojtarit , Argjent Zeqiri, i cili është menaxher edhe i disa lojtarëve tjerë të huaj që luajnë në Kosovë. /Lajmi.net/