Basketbollistët e Partizanit të Beogradit nuk hyjnë në Kosovë, ndalohen në Jarinë
Ekipi i basketbollit të Partizanit të Beogradit nuk ka hyrë sot në Kosovë.

Lajme
Drejtuesit dhe basketbollistët e Partizanit të Beogradit janë ndaluar sot në pikën kufitare në Jarinë, ku nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë.
Ata ishin nisur për në Kosovë në mënyrë që të shfaqin mbështetje për protestën e sotme në Mitrovicë, ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton lajmi.net.
“Evropa nuk e di se çfarë është duke ndodhur në Kosovë, ne jemi vetëm sportistë”, ka thënë presidenti i Partizanit, Ostoja Mijailoviq.
Partizani i Beogradit kishte paralajmëruar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me Trepçën e Leposaviqit.
Ai ka shprehur keqardhjen që nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. /Lajmi.net/