Basketbolli në Kosovë, fundjava e mbushur me ndeshje të mira

Superliga e Kosovës në Basketboll do të jetë e mbushur me sfida të mira, kjo pasi skuadrat kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor.

Sport

15/01/2021 16:53

Ndeshja e parë do të jetë të shtunën me fillim nga ora 15:00 mes Rahovecit dhe Vëllaznimit. Për t’u përcjellur më pas nga Bashkimi e Trepça në ora 17:00.

Drilon Hajrizi është rikthyer përsëri në klubin e tij në Mitrovicë, i cili do t’ju ndihmoi për të ngritur në tabelë, përcjell lajmi.net.

Për sa i përket ditës së diel, do të luajnë Peja dhe Sigal Prishtina, të cilët janë rivalë të vjetër në basketin e Kosovës. Ndeshja mes këtyre dy klubeve fillon nga 15:00.

Skuadrat të cilat synojnë majat këtë sezon janë pikërisht Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli, që do të përballen me njëra tjetrën të dielën në ora 17:00./Lajmi.net/