Basketboll: Real Madrid fiton Superkupën përballë Barcelonës

Real Madridi ka fituar trofeun e parë të sezonit duke mposhtur Barcelonën 89-79 në Superkupën e Spanjës.

Sport

22/09/2019 23:52

Loja u vendos në minutat e fundit kur skuadra e Pablo Laso dolën fitimtar për të mbrojtur titullin.

Gabriel Deck bëri përshtypje në mbrojtje, ndërsa Facundo Campazzo dhe Rudy Fernandez shënuan më shumë pikë – përkatësisht 16 dhe 10.

Brandon Davies dhe Nikola Mirotic ishin shpesh në tabelën e rezultatit për Barcelonën, por ata nuk mundën ta ndalojnë ‘Los Blancos’ të fitonin trofeun. /Lajmi.net/