Basketboll: Kosova A në konkurrencën e femrave përballet sot me Andorrën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, konkurrenca e femrave do të përballet sonte me Andorrën.

Sport

29/06/2022 11:26

Pas humbjes së pësuar ndaj Maltës, Dardanet kërkojnë të bëjnë më mirë ndaj Andorrës, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen e tyre ato do ta luajnë me fillim nga ora 15:00.

Kosova u mposht 61:68 nga Malta, kurse Andorra u mposht nga Norvegjia 95:36.

Kampionati Evropian për shtetet e vogla do të vazhdojë deri më 3 korrik. /Lajmi.net/