Bashota: Pushimi i hetimeve ndaj meje, fitore e UÇK-së
Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu është shprehur sot në mesditë, i zëvendëskomandanti i SHP të UÇK-së Sokol Bashota pas ardhjes në Kosovë dhe pritjes së ngrohtë që i kanë rezervuar bashkëqytetarët e Klinës në sheshin “Mujë…

Lajme
Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu është shprehur sot në mesditë, i zëvendëskomandanti i SHP të UÇK-së Sokol Bashota pas ardhjes në Kosovë dhe pritjes së ngrohtë që i kanë rezervuar bashkëqytetarët e Klinës në sheshin “Mujë Krasniqi”
Duke shtuar se UÇK-ja a në asnjë moment nuk ka bërë luftë që i shkel Konventat e Gjenevës por përkundrazi jemi përpjekur që të përçojmë porosinë se qëllimi final i saj ka qenë çlirimi dhe largimi i forcave pushtuese serbe nga Kosova.
“Ky vendim është një inkurajim jo vetëm për mua për të gjithë bashkëluftëtarët e UCK -së dhe epilogu i gjithë kësaj do të jetë po i njëjtë për të gjithë sikurse edhe për mua. Para pesë viteve ku kam shkuar atje kam thanë UCK nuk ka nevojë për tu mbrojtur atje, atë e mbron lufta e drejtë, atë e mbron qëllimi i drejtë, sakrifica për këtë vend. Ne thjeshtë i kemi shërbyer drejtësisë, sepse ata dëshmuan edhe njëherë se lufta e UCK së ishte e pastër. Prandaj edhe ne çdoherë do ta mbrojmë këtë luftë të shenjt se historia nuk mund të rishkruhet më, ajo është shkruar me gjakun e Adem Jasharit, Mujë Krasniqit dhe plot bashkëluftëtarëve të tjerë”, tha Bashota.
Edhe qytetarët e kanë mirëpritur lirimin e Bashotës me shpresën se shumë shpejt do të lirohen edhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë, siç thanë ata padrejtësisht.
“Na nuk kemi nevojë me i pas atje ata, kemi nevojë të na vijnë sa ma shpejt e me na mbajtur sikurse na kanë pru Kosovën shtet”, tha Halil Krasniqi, i ati i dëshmorit Mujë Krasniqi
“Se ata padrejtësisht janë duke u mbajtur sot në Hagë se na kemi luftuar për vendin tonë, ne nuk kemi cenu kufi e asgjë të huaj siç ka bërë Serbia”, tha Qamil Hajrizi, i at i dëshmorit Hamdi Hajrizi
Bashota ka thënë se barra 5 vjeçare e kësaj padrejtësie jo rrallë ka ndikuar edhe në proceset dhe angazhimet tjera qofshin edhe ato politike për arsye se siç është shprehur ai, na ishte veshur diçka për të cilën nuk e kishim as edhe një faj të vetëm.