Bashkohen bisedat në Instagram dhe Messenger
Një përditësim i ri për rrjetin social Instagram sugjeron se pronari i saj, Facebook, ka nisur bashkimin e hapësirave për bisedime në këtë aplikacion bashkë me shërbimet e Messenger-it në Facebook.
Auto & Tek
Siç raporton “The Verge”, Facebook po planifikon të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger.
Ky përditësim është parë së fundmi në disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përdoruesit që kanë marrë një njoftim përmes Instagram’it se “ka një mënyrë të re për mesazhe në këtë rrjet social”, dhe një listë veçorish e ku ishte përfshirë “biseda me miqtë që përdorin Facebook’un”.
Përditësimi duket se zëvendëson ikonën e mesazheve direkte në Instagram me logon e re të Facebook Messenger-it.
Sipas raportimit, ende s’mund t’u dërgohen përdoruesve të Facebook’ut mesazhe përmes Instagram-it, por lëvizja sinjalizon se gjiganti teknologjik po i përmbahet planeve për bashkim të platformave përmes Messenger-it, Instagram-it dhe WhatsApp-it.