Bashkimi-Peja, kjo skuadër shkon në finalen e madhe

Skuadra e Bashkimit është treguar e pagabueshme edhe në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Playoffit ndaj Pejës, duke e mposhtur me rezultat 96-117, për të siguruar finalen e parë pas shtatë viteve.

Sport

04/05/2017 19:23

Sinjalet për fitoren e Bashkimit u panë qysh në çerekun e parë, ku portokallezinjtë shënuan plotë 41 pikë dhe krijuan epërsi prej 21 pikëve.

Ndërsa në vijim, lojtarët e Bashkimit u përkujdesën për ta ruajtur epërsinë, duke mos lënë Pejën në asnjë çast që ta rrezikojë këtë fitore

Peja edhe në këtë ndeshje u paraqit me vetëm 7 lojtarë, për shkak të largimit nga skuadra të yjeve kryesorë, ndërsa tre nga lojtarët e paraqitur sot (Mekaj, Qallaku, Abramovic), nuk pushuan për asnjë sekondë dhe luajtën tërë ndeshjen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy