Bashkimi demolon Pejën, merr biletën për gjysmëfinale

Skuadra e Bashkimit ka siguruar gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës.

Sport

22/10/2020 21:10

Bashkimi ka demoluar Pejën duke e mposhtur me rezultatin 79:105, shkruan lajmi.net.

Prizrenasit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë të këtij takimi.

Vukcevic ishte më i dalluari te Bashkimi, duke realizuar 34 pikë.

Edhe Hoehn pati paraqitje të mirë, duke shtuar 18 pikë për skuadrën e tij, por edhe Carter me 26 sosh.

Te Peja më i dalluari ishte Cartwright me 24 pikë, si dhe Drilon Hajrizi me 22. Dardan Berisha numëroi vetëm 11 pikë.

Kështu, Bashkimi siguron gjysmëfinalen e Superkupës kurse Peja mbaron këtu aventurën. /Lajmi.net/