Bashkim Ajdini i gatshëm të përfaqësojë Kosovën

Ftesën nga Kosova po e pret edhe një tjetër lojtar.

Sport

31/10/2020 22:37

Bashkim Ajdini, lojtari që luan me skuadrën e Osnabruck, është shprehur i gatshëm të luajë për kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka bërë të ditur se dëshira e tij është Kosova, bëjnë të ditur burime të ‘Sporti.info’, përcjell lajmi.net.

Ajdini është i rregullt në skuadrën e Osnabruck dhe së fundmi ka pasur disa paraqitje mjaft të mira. Ai sot realizoi gol.

Mbetet të shihet nëse Ajdini do të pranojë ndonjë ftesë nga kombëtarja e Kosovës. /Lajmi.net/