Bashkësia e Komunave Serbe në tavolinën e Brukselit
Ivica Dacic ka thënë se në raundin e radhës së në Bruksel do të diskutohet për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se në raundin e radhës së në Bruksel do të diskutohet për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
Po ashtu, Dacic gjatë qëndrimit në Medvegjë, gjatë të enjtes, ka kundërshtuar Forcat e Armatosura të Kosovës.
Sipas tij, ato janë formacione në kundërshtim të Rezolutës së KS të OKB’së 1244.
Ai ka theksuar se në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të bisedojë edhe për ketë çështje.
“Pas krijimit të këtyre forcave në Kosovë, sigurisht tani ka reagime, që duhet edhe në Veri të Kosovës krijimi i forcave të armatosur, por këto tema janë që duhet diskutuar”, ka thënë Dacic.