Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Takimet emocionale me fëmijët, largimet i bën në mënyrë shumë kreative

Ish-ushtarja e UÇK-së, njëherësh bashkëshortja e ish-komandantit Rexhep Selimi ka folur në Prime Time për vizitat e fëmijëve të tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë. “Të papërshkrueshme, shumë emocionale. Rexha është njeri shumë kreativ. Edhe largimet i bën në mënyrë shumë artistike, s’ju lë hapësirë që të mërzitën. Zakonisht, i obligon me ndonjë detyrë,…

Lajme

29/11/2022 08:39

Ish-ushtarja e UÇK-së, njëherësh bashkëshortja e ish-komandantit Rexhep Selimi ka folur në Prime Time për vizitat e fëmijëve të tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Të papërshkrueshme, shumë emocionale. Rexha është njeri shumë kreativ. Edhe largimet i bën në mënyrë shumë artistike, s’ju lë hapësirë që të mërzitën. Zakonisht, i obligon me ndonjë detyrë, që kur të kthehen ata ta përsërisin me të. Ata mezi presin një muaj, që të shkojnë në Hagë ta takojnë babin”, tha Mehmeti-Selimi.

Ajo ka treguar se në takimet me 10-shin, pjesë të diskutimeve janë edhe aktualitetet politike në Kosovë, shkruan Gazeta10.

‘Gjithmonë kemi biseduar për aktualitetet politike.. S’janë larg aktualitetit të Kosovës, janë të informuar për çdo minutë çka ndodh në Kosovë”,tha Mehmeti-Selimi në Prime Time.