Bashkëshortja e kapitenit: Asnjë lajm prej tij, por do t’ia dalë!

"Nuk kam dëgjuar asnjë prej tij që dje. Jam përpjekur të flas me të që në mëngjes, por ka qenë e pamundur".

Bota

28/12/2014 21:14

“Padyshim që jemi në ankth, jam këtu së bashku me vajzën time përballë televizorit duke pritur lajme, ashtu siç kushdo tjetër”, thotë ajo.
 
“Asnjë nuk ka kontaktuar me në deri tani”.
 
Kjo është dëshmia e Paolës bashëshortes së kapitenit Argilio Giacomazzi, të tragetit të përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët “Norman Atlantic”.
 
Ndonëse me gjysëm zëri ajo shprehet se bashkëshorti i saj është mjaft i zoti dhe di t’ia dalë mbanë.