Bashkëshortja e ish-këshilltarit të ministrit Arben Vitia rehatohet në UP “Haxhi Zeka”

Punësimet e të afërmve e ato partiake nuk po ndalen as në qeverinë Kurti2.

Lajme

22/05/2021 21:15

Emërimet që po behën në shumë institucione të Kosovës nga qeveria e re kanë shpërfaqur avazin e vjetër.

Së fundmi është rehatuar edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, i cili ka qenë këshilltar polik i ministrit Arben Vitia në kohën e qeverisjes LVV-LDK, shkruan lajmi.net.

Emine Abdyli Pozhari është njëra nga tre të emëruarit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pozitën e anëtare së Këshillit Drejtues të Universitetit Publik në Pejë “Haxhi Zeka”.

Vendimi është marr të mërkurën nga ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci.

“Vendim për emërimin e tre anëtarëvetë emëruar nga MASHT në Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Haxhi Zeka”:1 Majlinda Belegu, 2. Emine Abdyli Pozhari, 3 Mersiha Kacmakovic. Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e MASHT të cilin e ka parë lajmi.net.

Bashkëshorti i Emines, Xhevdeti, pos që ka qenë këshilltarë në qeverinë Kurti1, ai ka qenë edhe zëdhënës i Komunës së Prishtinës në kohën kur në pushtet ishte Lëvizja Vetëvendosje. /Lajmi.net/