Bashkëshortja e Ermal Mamaqit tregon se a ka ndërhyrje në fytyrë

Amarda Toska ka bërë publike këtë sekret për ndjekësit në rrjete sociale.

ShowBiz

21/04/2021 16:33

Përmes rubrikës ‘Pyetje dhe përgjigje’ në Instagram ajo ka marrë një pyetje nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

‘A ke botoks në fytyrë? Je shumë e bukur’, ka qenë pyetje e parashtruar nga dikush që e përcjell atë në rrjete sociale.

Amarda Toska i ka kthyer përgjigjen derisa ka shkruar se nuk ka madje nuk bën trajtime të fytyrës.

‘Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo fytyrës! Madje edhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent’, ka qenë përgjigjja e saj.

Ndryshe, përveç pyetjes për ndërhyrjet ajo mori edhe pyetje të tjera duke mos munguar ato lidhur me raportin e saj me bashkëshortin, Ermal Mamaqi./Lajmi.net/