Bashkëshortja e Albin Kurtit boton libër

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka botuar libër.

ShowBiz

04/06/2020 22:01

Ish-kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka botuar një libër, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se libri i Ritës titullohet “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”.

“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”. Ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë teksa bazohet në hulumtimin dhe studimin e tezës së saj të doktoratës”, thuhet në njoftimin e Kurtit. /Lajmi.net/