Bashkëshorti i Vjosa Osmanit ofendon publicistin Adriatik Kelmendi
Prindon Sadriu, bashkëshorti i deputetes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka ofenduar publicistin Adriatik Kelmendin.
Lajme
E plotësuar: Akuzave të bashkëshortit të deputetes Vjosa Osmani, ku ai thotë se publicisti Adriatik Kelmendi ka përfituar fonde nga Qeveria Thaçi, u është përgjigjur ky i fundit përmes një postimi në Facebook, duke i mohuar ato, dhe ka e ka paralajmëruar atë se do ta padisë për shpifje.
Reagimi i plotë i Adriatik Kelmendit:
Tash më treguan se një djalë me emrin Prindon Sadriu, që doli të jetë bashkëshorti i deputetes Vjosa Osmani, më paska bërë thirrje publike në faqen e tij në FB që të tregoj se sa “fonde ka(m) përfituar nga Qeveria ne ikje, dhe me sakte nga Ministria e Punëve te Jashtme”.
Ja po i tregoj edhe atij, por edhe kujtdo tjetër që mund t’I interesojë: 0, ose edhe me fjalë – zero.
Po i bëj këtu thirrje edhe ministrit Enver Hoxhaj të tregojë nëse në ministrinë që ai e udhëheq unë paskam përfituar ndonjë fond, ndonjëherë.
Ose edhe më tutje: I bëj thirrje gjithë qeverisë, edhe kësaj, por edhe ndonjërës nga të kaluarat, të tregojnë nëse unë kam përfituar ndonjë fond prej tyre.
Kurse, tash do ta konsultoj avokatin tim për hapat ligjorë të cilët do të më duhet t’i ndërmarr për të ruajtur dinjitetin dhe integritetin personal nga shpifja e bashkëshortit të deputetes Vjosa Osmani, për të cilën në fakt kam respekt.
Edhe pse, me t’ia përmendur emrin asaj në një postim, shumë persona më kanë thënë se “do të më dalë punë me burrin e saj, meqë ai di edhe të kërcënojë njerëz”, por unë e mora për shaka. Paskan pasur të drejtë. Vetëm emrin nuk ia paskam mbajtur mend.
________________________________________
Sadriu, gjithashtu, e ka akuzuar Kelmendin edhe për përfitim të fondeve Qeveria Thaçi.
Ndërkaq, lidhur me këtë i pyetur nga Zëri, Kelmendi nuk ka dashur të komentoj.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Prindon Sadriut
Njifar ‘analisti’ me emrin Adriatik Kelmendi paska shitur dije dhe vlerësuar se rezultati mes Gjykatës Kushtetuese dhe Vjosa Osmanit është 2:0.
Ky jo vetëm qe ia ka huqur keq rezultatit, sepse ne fakt rezultati i Vjosa Osmanit është 3 me 1 ne favor te Vjosës, por po tregon se sa subjektiv është ne prononcimet e tij te pa analizuara mire.
Vjosa i ka fituar 3 raste te mëhershme ne Gjykatën Kushtetuese, por Kelmendi nuk është lodhur fare te verifikoje rezultatin para se te shkruaj, por mbi te gjitha ka fituar ne Gjykatën Ndërkombëtare te Drejtësisë, ne një rast qe kishte punuar për rreth 1 vit dhe ku kundërshtar e kishte Serbinë dhe aleatet e saj si Federata Ruse, Kina etj.
Vjosa dje nuk ishte ne gare me Gjykatën Kushtetuese, por me PDK-ne, e me saktësisht, ishte duke e kundërshtuar logjiken e shantazhit, krimit, kërcënimit, nëntokës e te kapjes se shtetit, te cilat i ka instaluar një nder mysafiret me te shpeshte te Kelmendit.
Është mire te tregon ky ‘analist’ tendencioz se sa fonde ka përfituar nga Qeveria ne ikje, dhe me sakte nga Ministria e Punëve te Jashtme ne mënyrë qe opinioni t’i kuptoj me mire tendencat e tij joetike dhe joprofesionale ndaj kujtdo qe nuk përfaqëson partine e nga e cila përfiton para te majme. TURP!