Bashkëshorti i Haxhiut shpërthen ndaj shoqërisë civile: Kryeziu, Cakolli e Miftaraj po flasin si zëdhënës të Sami Lushtakut

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres në detyrë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili është anëtar i KQZ-së ka akuzuar publikisht disa përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë Ismet Kryeziun, Eugen Cakollin dhe Ehat Miftarajn, për “abuzim fondesh” dhe “cenim të vlerave demokratike”. Ai tha se këta persona janë bërë “zëdhënës të Sami Lushtakut dhe grupeve parapolitike…

Lajme

11/11/2025 23:47

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres në detyrë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili është anëtar i KQZ-së ka akuzuar publikisht disa përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë Ismet Kryeziun, Eugen Cakollin dhe Ehat Miftarajn, për “abuzim fondesh” dhe “cenim të vlerave demokratike”.

Ai tha se këta persona janë bërë “zëdhënës të Sami Lushtakut dhe grupeve parapolitike të opozitës”.

Postimi i plotë:

Ismet Kryeziu, Eugen Cakolli, Ehat Miftaraj &Co,

Janë jo vetëm abuzues të fondeve por se me qëndrimet e tyre po cenojnë vlerat demokratike dhe të drejtën e votës, shtuar këtu që janë bërë zëdhënës të Sami Lushtakut dhe të grupeve parapolitike të opozitës.U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave që mbështesin individë dhe grupe të tilla që seriozisht të ndërmarrin veprime të auditimit të fondeve dhe aktiviteteve të organizatave të tilla të financuara nga ta, që po përdoren përveç përfitimeve personale edhe për qëllime partiake, përmes dezinformimit dhe luftës hibride.