Bashkëshorti e godet gruan me grushte në stomak, aborton fëmijën tetëmuajsh

Një fëmijë 8 muajsh ka vdekur në barkun e nënës si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga bashkëshorti i saj.

Lajme

25/08/2014 15:10

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në Suharekë, ku dyshohet se burri dhe gruaja kishin pasur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në dhunë fizike. 

“Dyshohet se burri e ka goditur gruan me grushte në stomak dhe si pasojë e goditjeve fëmija rreth tetë muajsh ka vdekur në barkun e nënws. Më pas është kryer aborti në përkujdesjen e mjekëve dhe trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar për autopsi. Është informuar prokurori i shtetit lidhur me rastin e më pas, i njëjti, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e bashkëshortit të dhunshëm. Me rastin po merren edhe institucione tjera si: Qendra për punë sociale dhe Qendra për mbrojtjen e viktimave”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.