Bashkëpunimi i Getit me Majk mposht Noizyn me Encën (VIDEO)

Këtë javë si 'këngë të javës' kemi hitin ‘Ajo’ nga Getoar Selimi dhe Majk.

ShowBiz

13/08/2016 15:58

Lexuesit e lajmi.net kanë votuar hitin ‘Ajo’ si kënga më e mirë edhe për këtë javë.

Këngët e reja nuk kanë arritur të tregohen aq të suksesshme sa për t’u votuar si këngë më e mirë e javës, pasi hiti i djemve të Babastars po vazhdon të pëlqehet e të dëgjohet me të madhe.

Konkurrencë këtë javë për ta ka qenë kënga e dyshes së OTR, ‘Bow Down’, por që janë mjaftuar me vendin e dytë.

Kënga e Ledrit me Florin ka marrë vota të mjaftueshme sa për t’u pozicionuar në vendin e tretë ndërsa pesëshen ekëngëve më të votuara e përmbyllin ‘Ku je’ nga Kida dhe Getinjo në vendin e katërt dhe ‘Na e dina’ nga Samanta e Gent Fatali.

Nga toplista këtë javë dalin dy nga këngët më pak të votuara: ‘Hajt hajt’ nga Gjiko dhe ‘Aha aha’ nga Lumi B.

Ndërsa përveç për këngët e mbetura, nga kjo javë mund të votoni edhe për dy propozimet e reja. Gjiko vjen me Ermalin me këngën ‘Hajmali’ dhe Nora Istrefi me këngën e re ‘Majëm’.

Ju mund të votoni KËTU për një ose më shumë nga propozimet tona.

Kjo është renditja e top 10 këngëve për këtë javë:

  1. ’Ajo’ – Ghetto Geasy ft. Majk
  2. ‘Bow down’ – Enca ft. Noizy
  3. ‘Nuk ma la’ – Ledri ft. Flori
  4. ‘Ku je’ – Kida ft. Getinjo
  5. ‘Na e dina’ – Samanta ft. Gent Fatali
  6. ‘Bongo’ – Dhurata Dora ft. Capital T
  7. ‘I re pishmon’ – Lyrical Son
  8. ’Njësoj’ – Elvana Gjata
  9. ‘Hajt hajt’ – Gjiko
  10. ‘Aha aha’ – Lumi B

VOTONI për këngën më të mirë të kësaj jave.

YouTube player