Bashkëpunëtorët kryesorë të Merkelit do të takohen me Vuçiqin

Jan Hecker dhe Matias Litenberg do të shkojnë sot në Beograd.

Lajme

11/03/2019 10:56

Jan Hecker, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Angela Merkelit dhe këshilltari i saj ballkanik, Matias Litenberg, do të shkojnë sot në Beograd, raporton portali serb “Blic”.

Ata vijnë në Beograd pas vizitës në Prishtinë dhe sonte ose nesër do të kenë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me qëllim që të përpiqen të ulin tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Blic” duke iu referuar burimeve të saja diplomatike, transmeton lajmi.net.

“Ky takim është vendimtar kur flasim për të ardhmen e dialogut dhe marrëdhëniet e të dy palëve”, thotë bashkëbiseduesi i “Blic” nga qarqet diplomatike.

Haecker dhe Litenberg janë aktualisht në Prishtinë, por ende nuk ka njoftim zyrtar për ardhjen e tyre në Beograd. /Lajmi.net/