Bashkëlojtarët bëjnë shaka me Ronaldon (Video)

Futbollistët e tjerë të Real Madridit kanë imituar brohoritjen që bëri Cristiano Ronaldo pasi e fitoi Topin e Artë në Zurich.

Sport

13/01/2015 19:21

Futbollistët e Real Madridit kanë bërë shaka me bashkëlojtarin e tyre, Cristiano Ronaldo, i cili të hënën mbrëma fitoi Topin e Artë.

Pas rikthimit në Madrid, gjatë stërvitjes së sotme, komplet skuadra bëri një fotografi të përbashkët me portugezin që në duar mbantë trofeun. Por, ata imituan brohoritjen që bëri Ronaldo pasi e mori çmimin në Zurich.