Bashkëbiseduesi harron që është në live në RTK, shikojeni reagimin e gazetarit

Ooops’at janë janë të pashmangshëm në jetën publike televizive, sidomos kur bëhet fjalë për transmetime të drejtpërdrejta

Lajme

04/06/2020 08:07

Një ngjarje komike ka ndodhur sot në një transmetim live nga Gjilani, në televizionin publik.

Të dy po e prisnin sinjalin e regjisë për t’u inkuadruar live në një emision në RTK, por që bashkëbiseduesi i gazetarit, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, duket se harron për një moment që të qëndrojë më ‘serioz’.

Indiferent nuk qëndroi gazetari, i cili e ka tërhequr për krahu bashkëbiseduesin e tij, për t’i treguar se janë inkuadruar live në emision.

Për më shumë, shikojeni këtë moment komik: