Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Bashkatdhetarët sërish në Hagë në mbështetje të Thaçit

19:11 | 16 Korrik 2020

Edhe pas katër ditësh, bashkatdhetarët kanë dalë ta mbështesin presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ndërkohë, para ndërtesës së Gjykatës Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët në mbështetje të Thaçit dhe luftës së UÇK-së.

Thaçi ka nis intervistimin sot rreth orës 16:00.

Ai për tri ditë rresht është intervistuar, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar. /KP