Bashkatdhetarët mblidhen nesër në Zvicër për Astrit Deharin
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër do të mblidhen nesër për të përkujtuar aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq para dy javësh në rrethana ende të paqarta.
Lajme
Përmes një njoftimi, bashkatdhetarët kanë bërë të ditur se nesër do të tubohen për të diskutuar për jetën dhe veprën e të ndjerit Dehari.
“Nesër, më 20 nëntor 2016, në Ostermundigen, afër Bernit mbahet tubim me bashkatdhetarë për Astrit Deharin. Në tubim do të flitet për jetën dhe veprën e Astritit si dhe do të kërkohet drejtësi për vdekjen e tij në Burgun e Prizrenit. Në tubim pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë nga Berni me rrethinë dhe qytetet tjera të Zvicrës, për t’a nderuar me respekt veprën atdhetare të Astrit Deharit. Do të jetë i pranishëm edhe Sami Kurteshi nga Kosova si dhe përfaqësues të klubeve e shoqatave që veprojnë në Zvicër”, thuhet në njoftim.