Basha takim me qytetarët, policia i vendos gjobë në makinë 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë një gjobë nga policia rrugore për parkim të gabuar.

Lajme

11/03/2019 19:58

Gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës, Kryetari i Partisë Demokratike përveç konfirmimit të qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së Opozitës më 16 Mars, ka marrë edhe një gjobë nga policia rrugore për parkim të gabuar.

Lideri i selisë blu zhvilloi sot një takim edhe me të rinjtë e këtij qyteti, ndërsa iu premtoi se PD-ja do të jetë gjithmonë në krah të tyre, shkruan mapo.al