Basha: Pse nuk do ta takoj Mogerinin të premten në Tiranë

I pyetur në emisionin “Opinion”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar arsyet se pse Federica Mogherini gjatë vizitës së saj në Shqipëri nuk do të takohet me të.

Lajme

02/03/2017 21:49

Sipas Bashës lajmi i shpërndarë ditët e fundit për një “izolim” të opozitës nga ndërkombëtarët është një mashtrim i shpërndarë nga qarqet qeveritare dhe mediat afër tyre që po fabrikojnë këto lajme.

“Pjesë e agjendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjese e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD”- shprehet Basha duke thënë se ky është formati i zgjedhur nga Mogherini.

“E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe do shtruar me urgjencë. Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë”- përfundon ai.

Burime nga PD thane per lapsi.al se nuk ka pasur kërkesë për takim as nga Mogherini dhe as nga Partia Demokratike për takim.