Basha pas takimit me ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

Kryeopozitari i Shqipërisë, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend.

Lajme

22/08/2019 15:40

Pas takimit, Basha deklaroi se gjermanët “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane.”

Basha komentoi edhe vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kaluar në Prokurorinë e Dibrës dosjen 184.

“Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Ramës. Mbyllja e dosjes 184 nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK. Katicat e Ramës në prokurori duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, tha kreu i demokratëve.

Çështja e Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës, u komentua gjithashtu nga kryeopozitari Basha. Sipas tij, Kajmaku është me dosje të hapur penale në Greqi dhe për këtë fakt është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama e njeh dosjen penale të Agim Kajmakut. E kanë informuar partnerët ndërkombëtarë. Pyetja ështe edhe sa kryebashkiakë të kriminalizuar ka futur Edi Rama?”, tha ai.

Basha theksoi se “kriza politike zgjidhet me zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.”

“Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojnë se Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm dhe duhet të dalë prej saj”, deklaroi kreu i PD-së, raporton Tch